Xhavit Haliti: Më 28 dhjetor, Albin mashtruesin e çojmë në shtëpi
18 dhjetor 2025
| 12:04
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, me numër 14 në listën e PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se më 28 dhjetor “Albin mashtruesin do ta çojmë në shtëpi”, për t’ia kthyer vendit normalitetin dhe qytetarëve shpresën.
“Nga Prizreni historik, qyteti i vendimeve të mëdha kombëtare, e nisëm rrugëtimin për fitoren e madhe të PDK-së, për të mirën e Kosovës dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në “Facebook”.



