Vdiq afaristi Armend Agani
19 dhjetor 2025
| 07:59
Ka humbur jetën biznesmeni i njohur kosovar në sektorin e barnave, Armend Agani.
Ai po trajtohej në Gjermani nga një sëmundje e rëndë.
Kështu ka bërë me dije familjari i tij, Ferid Agani.
I ndjeri ishte edhe kryetar i Bordit të Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës (ASPK).



