Reçica: Gryka e Nerodimes, në mbështetje të plotë për PDK-në dhe Bedri Hamzën

21 dhjetor 2025 | 08:56

Kandidati i PDK-së për deputet, Elmi Reçica, ka deklaruar se banorët e Grykës së Nerodimes kanë shprehur mbështetje të plotë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.

Në një postim, Reçica ka theksuar se përkrahja qytetare dëshmon besimin në programin dhe vizionin e PDK-së për zhvillim dhe mirëqenie.

“Shtetësit e Grykës së Nerodimes janë në mbështetje të plotë për Bedri Hamzën kryeministër dhe për kandidatët për deputetë. Vizioni i PDK-së është rruga e vetme drejt një të ardhmeje më të mirë”, ka shkruar Reçica.

Ai e ka përmbyllur mesazhin me thirrjen mobilizuese: “Bashkë. Përpara.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmi terrorist në Banjskë dhe incidentet kundër trupave të KFOR-it…