Lajm i mirë për klubet evropiane, Kupa e Kombeve të Afrikës do të organizohet çdo 4 vjet

21 dhjetor 2025 | 15:23

Futbolli afrikan po përgatitet të ndryshojë fytyrë. Në prag të fillimit të Kupës së Afrikës 2025, Patrice Motsepe, president i CAF ka njoftuar se duke filluar nga viti 2028, kompeticioni do të zhvillohet çdo 4 vjet, sipas modelit të Kampionatit Evropian.

“Ky vendim është pjesë e një ristrukturimi më të gjerë të futbollit afrikan”, shpjegoi numri një i Konfederatës. “Qëllimi është ta bëjmë kalendarin më të harmonizuar në nivel botëror”.

Motsepe sqaroi gjithashtu se si do të organizohet faza e tranzicionit: “Në vitin 2027 do të luajmë në Tanzani, Kenia dhe Ugandë, tre vendet pritëse. Kupa e Afrikës pasuese do të zhvillohet në vitin 2028”.

Për më tepër, presidenti i CAF njoftoi krijimin e një trofeu të ri sipas modelit të Nations League.

“Pas Kupës së Botës për Klube të vitit 2029, do të kemi Ligën e Kombeve Afrikane të parë. Do të jetë një kompeticion me më shumë burime, çmime më të larta dhe një nivel më të lartë konkurrence”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Malisheva dhe Drita kanë ndarë pikët pas një ndeshjeje të…