4-shi i PDK-së: Në Suharekë, Shtime dhe Lipjan, mbështetje masive për PDK-në
21 dhjetor 2025
| 23:23
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 4, Enver Hoxhaj, ka shkruar për tri tubimet elektorale që kjo parti ka mbajtur sot.
Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se në Suharekë, Shtime dhe Lipjan u mbajtën tubime të fuqishme dhe pati një mbështetje masive për PDK-në.
“Në Suharekë, Shtime dhe Lipjan, tubime të fuqishme dhe mbështetje masive për PDK. Faleminderit qytetarëve për pritjen dhe besimin. Ky është zëri i ndryshimit. #PDK130 #EnverHoxhaj4”, ka shkruar Hoxhaj.



