Kyan Anderson shpallet “MVP” në Superligën e Kosovës në basketboll

22 dhjetor 2025 | 15:29

Për herën e dytë rresht, fundori i Bashkimit, Kyan Anderson është shpallur basketbollisti më i miri i xhiros në Superligën e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës, të hënën ka njoftuar se Anderson është shpallur “MVP i Javës” pas paraqitjes fantastike që e pati në fitoren e Bashkimit.

Bashkimi në kuadër të xhiros së 13-të, mposhti në udhëtim Pejën, në njërën prej ndeshjeve më emocionuese të këtij sezoni.

Bashkimi triumfoi me shifrat 119:118 pas dy vazhdimeve, ndërsa Anderson shkëlqeu me 29 pikë, 4 kërcime e 3 asistime në këtë përballje.

Po ashtu, Anderson ka zënë vend është në “Top-5”, ekip në të cilin janë përfshirë edhe Tajh Green i Pejës, Adrio Bailey i Sigal Prishtinës, Ja’Cori Payne i Trepçës dhe Gëzim Morina i Golden Eagle Yllit.

Green pati 35 pikë, 11 kërcime e 3 asistime, Bailey 21 pikë e 12 kërcime, Payne 20 pikë, 4 kërcime e 2 asistime kurse Morina regjistroi 17 pikë, 7 kërcime e 2 asistime.

Përderisa Peja pësoi humbje në xhiron e 13-të, Sigal Prishtina, Trepça dhe Bora triumfuan ndaj Vëllaznimit, përkatësisht Rahovecit 029 dhe Borës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Granit Xhaka ka thënë se ndihet më se i…