‘Ejani ecim bashkë përpara, me Bedri Hamza kryeministër dhe me mua nr. 60’ (video)

22 dhjetor 2025 | 15:46

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, ka postuar një video në “Facebook”, ku u ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë numrin 130 – PDK-në dhe atë për deputete 60.

“Ejani ecim bashkë përpara. Me Bedri Hamza kryeministër dhe unë Besa Ismaili 60 – zë i guximshëm i përgatitur mirë për Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo.

“Besoj në një Kuvend që dëgjon, respekton dhe mbron – ku zëri i grave është qendror në të. Kjo nuk është vetëm fushata ime. Është e grave, e familjeve, e të rinjve dhe e kujtdo që beson në drejtësinë dhe barazinë gjinore”, ka theksuar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, afaristi Shahin…