Dënohen me nga 12 vjet burgim vëllezërit që rrahën brutalisht dhëndrin e tyre në Pejë

23 dhjetor 2025 | 16:17

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me nga 12 vjet burgim vëllezërit Adem dhe Besnik Bulliqi, për  rrahjen që kishin organizuar ndaj S.S vitin që shkoi.

Ky rast ishte iniciuar si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, meqë vëllezërit kishin goditur me mjete te forta dhëndrin e tyre duke e lënë pa ndjenja në një pishinë afër shtëpisë së tij.

Megjithatë, në seancën e 18 dhjetorit, vëllezërit kishin mohuar se qëllimi ishte vrasja e dhëndrit. Por kanë thëne se kishin shkuar në shtëpinë e tij për të biseduar për një kontest pronësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mali i Zi ka rivendosur regjimin pa viza për shtetasit…