PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Më shumë shtesa për çdo fëmijë. Voto Bedri Hamzën!
23 dhjetor 2025
| 17:19
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes të cilave adreson tema të caktuara politike, ekonomike dhe shpalos arsyet pse duhet të votohet Bedri Hamza për Kryeministër të Republikës së Kosovës. Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që kjo parti e ka përdorur edhe në krijimin e këngës së fushatës “We Rise Together”.
Videoja e sotme, e publikuar sot nga PDK, i referohet zotimit të Bedri Hamzës ndarjen e shtesave për fëmijë. “Më shumë shtesa për çdo fëmijë. Voto Bedri Hamzën!”, thuhet në videon e PDK-së. Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK.



