105-shja e AAK-së, Ilirjana Mehmetaj: Deçani gjithmonë ka qenë shtyllë e fortë e AAK-së
23 dhjetor 2025
| 20:10
Kandidatja për deputete e AAK-së me numër 105, Ilirjana Mehmetaj, ka shkruar për tubimin e kësaj partie që u mbajt dje në Deçan.
“Sonte në Deçan tubim madhështor, si gjithmonë, si në të gjitha kohërat, u dëshmua mbështetja e fuqishme e qytetarëve të Deçanit në mbështetje të z. Rramush Haradinajt, kryetar i AAK-së dhe njëherit kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Deçani gjithmonë ka qenë një shtyllë e fortë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka qenë dhe ka mbetur krenaria e Kosovës. Kjo përkrahje kaq e madhe e liderit tonë Ramush Haradinaj na bënë të ndihem me zemër plot mirënjohje, na obligon të punojmë, ‘Krah Teje’, të vendosur drejt fitores”, ka shkruar Mehmetaj në rrjetet sociale.



