Bedri Hamza tregon se çfarë i kërkuan amerikanët: Duan partnerë të parashikueshëm

24 dhjetor 2025 | 10:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mbrëmë ishte i ftuar në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin, ku shpalosi planet e tij qeverisëse, nëse PDK-ja fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndër të tjera, ai foli edhe rreth vizitës së tij që e pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mesazhin që atij ia dhanë amerikanët.

Kreu i PDK-së tha se ata duan një partner të parashikueshëm, të cilët nuk e kanë pasur deri tani.

“Si rezultat i kësaj ka ndodhur edhe ndërprerja e dialogut strategjik, si rezultat i këtyre veprimeve. I mungesës së besueshmërisë dhe parashikueshmërisë dhe duan që përveç si vend mik, me të pasë dhe partner”, deklaroi Hamza në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janina Ymeri, zyrtare e LDK-së, ka thënë se blloku B1…