Antigona Gashi – 93 PDK: Gollaku më inspiroi të mos ndalem kurrë

24 dhjetor 2025 | 10:28

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete, me numër 93, Dr. Sc. Antigona Gashi, ka zhvilluar një takim me qytetarë në rajonin e Gollakut, të cilin e ka cilësuar si të veçantë dhe të paharrueshëm.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Gashi ka vlerësuar mikpritjen, respektin dhe traditën e banorëve të Gollakut, duke theksuar se kjo mbështetje e motivon që të vazhdojë pa u ndalur angazhimin e saj politik.

“Takim i ngrohtë që s’do ta harroj kurrë. Gollaku, me mikpritjen, respektin dhe traditën e tij, më inspiroi të mos ndalem kurrë. Faleminderim i veçantë për Gollakun dhe të gjithë pjesëmarrësit”, ka shkruar Gashi.

Ajo ka falënderuar qytetarët për pritjen dhe mbështetjen, duke ritheksuar përkushtimin e saj për t’i përfaqësuar denjësisht interesat e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mbrëmë ishte…