Demir Limaj mbështet numrin 7 të Nismës Socialdemokrate
Profesori universitar dhe ish-i burgosuri politik, Demir Limaj, i ka dhënë mbështetje profesorit, ish-ushtarit të UÇK-së dhe kandidatit për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Artan Nimani. Nimani garon në listën zgjedhore të Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet e 28 dhjetorit, me numrin 7.
Në një deklaratë publike, Limaj ka vlerësuar figurën dhe kontributin e Nimanit në shërbim të vendit, si gjatë luftës ashtu edhe në fushën e arsimit.
“Mbështetja ime për prof. Artan Nimanin buron nga respekti për një njeri që i ka shërbyer vendit në dy fronte të shenjta: në luftë dhe në dije. Si ish-ushtar i UÇK-së, ai e ka dëshmuar atdhedashurinë me guxim, ndërsa si profesor dhe ish-rektor ka treguar përkushtim, integritet dhe vizion,” ka shkruar Limaj.
Sipas tij, Nimani përfaqëson brezin që nuk u ndal pas luftës, por e vazhdoi misionin për ndërtimin e shtetit përmes arsimit dhe vlerave morale.
“Një njeri i fjalës, i veprës dhe i përgjegjësisë publike – vlera për të cilat Kosova ka sot më shumë se kurrë nevojë,” ka theksuar Limaj, duke ftuar qytetarët të votojnë Nismën Socialdemokrate me numrin 122, kandidatin Artan Nimani me numrin 7.



