104-shi i PDK-së, Bekim Sopaj, kërkon mbështetje masive për Bedri Hamzën kryeministër: Njeriu i sukseseve të dëshmuara
Afaristi i njohur dhe humanisti i dalluar, Bekim Sopaj, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbështesin Bedri Hamzën për kryeministër, duke e cilësuar atë si njeriun e sukseseve të dëshmuara dhe rezultateve konkrete. Sopaj, i cili në zgjedhjet e ardhshme garon me numrin 104 në listën zgjedhore të PDK-së, ka theksuar se Bedri Hamza ka dëshmuar profesionalizëm dhe vizion në çdo detyrë shtetërore që ka ushtruar.
“Në cilësinë e Ministrit të Financave, Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka treguar përgjegjësi të lartë, menaxhim profesional dhe vizion të qartë për zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit,” ka shkruar Sopaj. Ai ka ftuar qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, që të bashkohen rreth kandidatit që, sipas tij, garanton stabilitet dhe zhvillim për Kosovën. “Të bashkuar dhe të unifikuar, të votojmë Partinë Demokratike të Kosovës, kandidatin për kryeministër Bedri Hamza dhe listën garuese të kandidatëve për deputetë. Bashkë. Përpara,” ka përfunduar Sopaj.



