Ermal Sadiku reagon ndaj vendimit të Kurtit për ndarjen e 100 eurove: Vota nuk është mall

24 dhjetor 2025 | 23:43

Kandidati i LDK-së për deputet, Ermal Sadiku, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët, një ditë pas zgjedhjeve, më 29 dhjetor.

Sadiku thotë se:

“Vota nuk është mall. Vullneti nuk shitet e nuk blihet. Shteti nuk mundet me u shndërru në bankomat për interesa të ngushta elektorale.

Nuk mundet i njëjti pushtet që ua rriti çmimet e produkteve esenciale, ua shtrenjtoi rrymën e i varfëroi, me u shfaqë katër ditë para zgjedhjeve si shpëtimtar me nga 100 euro për fëmijë e të moshuar.

Sigurisht që ata sot e çdo ditë kanë nevojë për çdo cent, por më shumë se kaq kanë nevojë për arsim e shëndetësi cilësore dhe për zhvillim të qëndrueshëm e trajtim të dinjitetshëm. Dhe krejt këto, kjo qeveri s’ka ditë me ofru për 5 vite. Në vend të tyre servoi bllokada e izolim.

28 dhjetori po vjen. Stagnuesit e bllokuesit duhet me marrë përgjigjen. Duhet me marrë JO-në e madhe për papërgjegjësinë e tyre me shtetin, për transaksionet elektorale me taksat tuaja.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anita Haradinaj, gruaja e Ramush Haradinajt, ka deklarauar se nëna…