‘Hyjnesha në Fron’ i dhurohet këngëtares Dafina Zeqiri nga Përparim Rama
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur n takim këngëtaren Dafina Zeqiri, të cilës ia dhuroi Hyjneshën në Fron.
“Dafina Zeqiri është më shumë se një artiste e suksesshme. Ajo është zë i fortë i brezit të saj, që përmes muzikës flet për liri personale, fuqizim të grave dhe guxim për të qenë vetvetja. Dafina e ka përdorur talentin e saj jo vetëm për hite, por edhe për mesazhe me kauzë. Ka folur për respektin, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, duke treguar se suksesi pa qëndrim nuk ka vlerë dhe se arti mund të ndryshojë jetën e njerëzve. Sot, me shumë kënaqësi, i dhuruam Hyjneshën në Fron një artisteje që përfaqëson jo vetëm Kryeqytetin, por të gjithë shqiptarët”, ka thënë Rama pas takimit.
Ai ka theksuar se Dafina është origjinale dhe, me energjinë e saj, ajo vazhdon të frymëzojë mijëra të tjerë që të besojnë në veten e tyre dhe të ndjekin ëndrrat pa kompromise.
“Dafinë, faleminderit për muzikën dhe për mënyrën se si e ke ngritur artin në një nivel tjetër. Suksese sonte në koncert!”, ka thënë Rama.



