Mendo tri herë para se të votosh!
Shkruan: Astrit Gashi
Të dashur qytetarë për herë të tretë brenda vitit ju kërkohet të dilni për të votuar. Besimi juaj është shkelur, sepse politika ka dështuar aty ku duhej të tregonte maturi, aty ku duhej të lexonte drejt votën tuaj dhe të vendoste interesin e përbashkët mbi egon personale.
Historia na mëson se liria pa përgjegjësi është iluzion. Sot, vota nuk ju paraqitet si zgjedhje mes vizioneve, por si përballje me mungesën e tyre. Prandaj duhet kujdes i veqantë së cilën të keqe të zgjrdhim. Asnjë listë, asnjë parti nuk buron nga meritokracia dhe vlerat. Kandidatët nuk janë fryt i dijes, punës dhe karakterit, por i servilizmit, imponimit dhe kalkulimeve të mbyllura. Shteti ynë i ndërtuar me gjak dhe sakrificë po prodhon institucione të dobëta, përfaqësues që mezi e përballojnë peshën morale të funksionit që mbajnë.
Zgjedhjet kanë ardhur, por mungon figura unifikuese ai zë që mund ta nxirrte vendin nga ky labirint politik, ku çdo rrugë duket se kthehet te e njëjta zbrazëti. Nuk ka grupim që bindshëm e meriton besimin tuaj por keta nuk po marrin vesh nuk po lexojnë votën tuaj së duhet kompromis. Dhe kjo është kriza më e thellë e demokracisë jo mungesa e votës, por mungesa e përgjegjësisë dhe e vizionit nga klasa politike
Prandaj, mendoni tri herë kë do ta votoni. Jo nga inati, jo nga zakoni, jo nga frika. Sepse vota nuk është thjesht shenjë në fletëvotim ajo është një gjykim moral mbi të ardhmen. Me dorën tuaj nuk po zgjidhni vetëm një emër po vendosni nëse do ta plagosni edhe më tej shtetin që u ndërtua me gjak dhe sakrificë.Kur mungojnë vlerat, çdo votë e gabuar bëhet barrë për brezat që vijnë. Vota protëstë alternativa me reale!
Zoti na ndimoftë!



