Gallapeni viziton shtëpinë e të moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’, ndan dhuratë për Halil Kastratin

26 dhjetor 2025 | 12:00

Futbollisti kosovar, Dion Gallapeni sot ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”.

Ai ka takuar humanistin Halil Kastrati, ku i ka dhuruar edhe dy fanella, atë të Kosovës dhe të skuadrës polake, Widzew Lodz, ku luan aktualisht.

“Takim i mbushur me respekt, pozitivitet dhe mirësi, aty ku sporti dhe humaniteti bashkohen dhe japin shpresë për gjeneratat që vijnë”, ka shkruar Halil Kastrati në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Talent, modesti dhe zemër, krenari për Kosovën!

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në Shtëpinë e të Moshuarve Jetimat e Ballkanit futbollistin e ri dhe premtues të kombëtares sonë, Dion Gallapeni, së bashku me menaxherin e tij.

Takim i mbushur me respekt, pozitivitet dhe mirësi, aty ku sporti dhe humaniteti bashkohen dhe japin shpresë për gjeneratat që vijnë.

Dion, faleminderit nga zemra për vizitën, për kohën që ndave dhe për fanellat e tua të dhuruara si kujtim dhe motivim!

Ato do të kenë vend të veçantë në arkivin tonë të mirënjohjes.

Urojmë që çdo ndeshje të të sjellë rritje, suksese dhe krenari për ju dhe vendin tonë.

Vazhdo me punë, disiplinë dhe zemër sepse e ardhmja është e atyre që nuk ndalen kurrë!

Zoti kurrë mos të humbtë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FShF), Armand Duka, është…