KEDS finalizon planin operativ për furnizim të pandërprerë me energji gjatë zgjedhjeve

26 dhjetor 2025 | 14:45

Pas takimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KEDS-i ka njoftuar se ka finalizuar planin operativ për furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike gjatë zgjedhjeve të parakohshme qendrore, të cilat do të mbahen të dielën më 28 dhjetor.

KEDS-i ka bërë me dije se do të angazhohen gjithsej 1 049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në mbarë komunat e Kosovës.

“Në secili vendvotim (949) do të ketë një ekip në afërsi, për intervenim të shpejtë në rast të ndonjë prishjeje të mundshme; do të funksionojë një komision qendror teknik për monitorim dhe koordinim në kohë reale; ekipet teknike do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditës së votimit; kapaciteti i plotë logjistik dhe mbështetja IT do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e procesit. KEDS-i mbetet e përkushtuar të sigurojë kushte optimale për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kontribuar në zhvillimin normal të procesit zgjedhor”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat për…