Kresha me numër 56 bën thirrje që të votohet edhe 90-shi i AAK-se, Lahi Brahimaj

27 dhjetor 2025 | 00:40

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Kreshnik Smajlaj, ka bërë thirrje që votuesit t’i japin votë edhe Lahi Brahimajt.

Duke postuar një fotografi të përbashkët, Kresha u shpreh se kushdo që e voton atë, do ta nderonte nëse e voton edhe Brahimajn, të cilin në shenjë respekti e quajti “dajë”.

“Numrat 56 dhe 90 janë zgjedhja juaj, por edhe adresë në emrin tim kudo dhe kurdo” u shpreh ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Qytetarë të dashur,

Ju faleminderit për përkrahjen që më keni dhënë që nga fushata e zgjedhjeve lokale e deri më sot.

Të dielën jam kandidat për deputet nga AAK me numrin 56.

Si shef i shtabit në Prishtinë fokusin tim e kam patur për punën vetëm në kryeqytet.

Kushdo që më voton mua, do të më nderonit nëse do votonit edhe dajën Lahi, 90-shin në listë.

Numrat 56 dhe 90 janë zgjedhja juaj, por edhe adresë në emrin tim kudo dhe kurdo

Me respekt dhe përulje, Kresha”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, për sektorin publik, pagën…