60-tshja e PDK-së: Arsimi nuk ndërtohet me propagandë, por me politika serioze, investim dhe përgjegjësi
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, ka theksuar se problemet në arsim nuk zhvillohen vetvetiu, ato janë produkt i një qeverisjeje që zgjodhi të mos veprojë.
“Arsimi nuk ndërtohet me propagandë, por me politika serioze, investim dhe përgjegjësi”, ka shkruar Ismaili në ‘Facebook’.
Ajo ka thënë se arsimi i lartë dhe sistemi arsimor në tërësi mbetën peng i neglizhencës.
Postimi i plotë i saj:
Arsimi
Problemet në arsim nuk zhvillohen vetvetiu, ato janë produkt i një qeverisjeje që zgjodhi të mos veprojë.
Arsimi nuk ndërtohet me propagandë, por me politika serioze, investim dhe përgjegjësi.
Arsimi i lartë dhe sistemi arsimor në tërësi mbetën peng i neglizhencës:
1. Infrastrukturë e lënë pas dore
Shumë shkolla dhe institucione arsimore, sidomos në zonat rurale, vazhdojnë të funksionojnë pa kushte minimale: pa tualete funksionale, pa ujë të rrjedhshëm, pa ngrohje dhe pa pajisje bazë. Kjo është pasojë direkte e mungesës së vullnetit politik për të investuar aty ku duhet.
2. Buxhet i pamjaftueshëm dhe keqmenaxhim financiar
Pushteti i kaluar nuk e konsideroi arsimin prioritet. Financimi i ulët dhe i paqëndrueshëm ka penguar përmirësimin e cilësisë, zhvillimin e universiteteve dhe krijimin e kushteve dinjitoze për studentët dhe stafin akademik.
3. Mësimdhënie e vjetëruar dhe rezistencë ndaj reformave
Në mungesë të reformave serioze, sistemi mbeti i mbërthyer në metoda tradicionale, të centralizuara dhe joefektive. Nxënësit dhe studentët u lanë pa mbështetje për zhvillimin e mendimit kritik, kreativitetit dhe aftësive praktike që kërkon tregu modern i punës.
4. Dështim në planifikim dhe zhvillim të balancuar
Mosveprimi institucional solli mbipopullim në shkollat e qyteteve dhe shpopullim arsimor në zonat rurale. Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së politikave afatgjata dhe reformave të qëndrueshme
6️⃣0️⃣



