Haradinaj në përmbyllje të fushatës: Faleminderit që ishit me ne sot!
27 dhjetor 2025
| 17:06
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e fushatës së kësaj partie.
“Sot, mes qindra zemrash që rrahin për të njëjtin qëllim, mbyllëm fushatën tonë zgjedhore. Pas vizitave, takimeve dhe bisedave që nuk harrohen lehtë, një gjë u bë e qartë: KOSOVA është krah nesh!”, ka theksuar Haradinaj.
Ai ka theksuar se energjia ishte e papërshkrueshme. “Përkrahja juaj, e sinqertë dhe e fuqishme, na mbushi me besim dhe kurajo. Ndjeva çdo buzëqeshje, çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë që u ngrit në shenjë mbështetjeje. Faleminderit nga zemra! Aleanca është gjithmonë krah teje!”, ka thënë Haradinaj.



