Besa Ismaili viziton motrën Smila për Krishtlindje: Traditë 26-vjeçare dhe mesazh dashurie
27 dhjetor 2025
| 17:24
“Çdo vit, prej 26 vitesh, në këtë kohë shkoj te motra Smila. I qëndroj besnike traditave, por nuk i lë pa provuar as ëmbëlsirat e motrave të nderit për Krishtlindje”, ka shkruar në Facebook kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili.
“Shkova me vrap dhe për pak kohë, sa për një përqafim me motrën Smila. BIseda me të ka gjithmonë një kuptim të veçantë për mua, një përkujtim për dashurinë që duhet ta ndajmë me njëra-tjetrën. Urime festën për të gjithë besimtarët e krishterë! Paqe dhe dashuri për gjithë botën!”, ka shkruar Ismaili.



