Hamza kërkon të votohet numri 130: Mos e lini votën tuaj në shtëpi

27 dhjetor 2025 | 18:23

Bedri Hamza ka thënë se fushatën nuk e ka bërë nga zyra. Ai ka thënë se atë e ka bërë në rrugë, në shtëpi, në fabrika, në tregje, në fshatra e qytete.

“Kam dëgjuar shpresë. Por kam dëgjuar edhe zhgënjime. Mbi të gjitha, kam dëgjuar një kërkesë të qartë: “Mos na lini vetëm. Fitoni dhe bëjeni ndryshimin”. Sonte dua t’ua tregoj këtë rrugëtim. Jo për mua. Por, për qytetarët e Kosovës. Ju ftoj ta ndiqni një rekapitulim të këtij rrugëtimi që e kemi bërë bashkë këtë muaj”, ka thënë Hamza, ku më pas është transmetuar edhe një video e fushatës së tij.

“Kjo që patë nuk është vetëm një fushatë. Është Kosova reale. Janë qyetarët që presin përgjegjësi. Janë familje që presin drejtësi. Janë të rinj që duan ta ndërtojnë jetën këtu, jo të largohen. Tani jemi në momentin vendimtar. Mos e lini dikë tjetër të vendosë për ju. Mos e lini votën tuaj në shtëpi. Flisni me familjen. Me miqtë. Me fqinjët. Dhe të dielën në mëngjes dilni dhe votoni. Sigurohuni që të gjithë të dalin dhe ta votojnë numrin 130. Merreni me vete familjen. Ndihmoni prindërit, gjyshërit, fqinjët. Telefononi një mik dhe kujtojani. Sepse, çdo votë është përgjegjësi”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me…