KOSTT-i thotë se sistemi elektroenergjetik i Kosovës është stabil

28 dhjetor 2025 | 15:09

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ka bërë me dije se sistemi elektroenergjetik i Kosovës është stabil dhe po operon në mënyrë të sigurt, bazuar në monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes në sistem, pavarësisht rritjes së ngarkesës së regjistruar ditëve të fundit.

Sipas KOSTT-it vetëm në zonën e Rahovecit është aplikuar një kufizim i përkohshëm rreth 5MW, ndërsa në pjesët e tjera të sistemit nuk është aplikuar asnjë kufizim i ngarkesës.

“KOSTT vazhdon menaxhimin e sistemit në kohë reale, me masa operative të koordinuara, për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar furnizim sa më të qëndrueshëm për konsumatorët. U bëjmë thirrje qytetarëve që të përdorin energjinë elektrike në mënyrë të përgjegjshme dhe racionale, sidomos ne orët e pikut, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët”, ka njoftuar KOSTT-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe delegacioni i tij kanë mbërritur…