Asllani kritikohet në Itali

28 dhjetor 2025 | 15:10

Skuadra e Torinos po përjeton moment të vështirë në Serie A.

Edhe pse ata sot shënuan të parët ndaj Cagliari me Vlasic, java e 17-të në kampionatin italinë, nuk ishin në gjendje të ruanin avantazhin, përkundrazi u përmbysën.

Një humbje që rëndon akoma më tepër situatën. Kritikat nga mediat vendase nuk kanë munguar kundër “Demave”.

Mes të “kryqëzuarëve” ishte edhe mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani, i cili mori notën 4.5 nga “TuttomercatoWeb”.

Ja si e përshkruan mediumi në fjalë performancën e shqiptarit ndaj Cagliarit: “Asnjë pasim vertikal i saktë dhe sidomos i ngathët në rikuperim.

Duket shumë larg nga koha kur ishte regjizor premtues në Serie A”.

Te Shqipëria, Asllani është i “paprekshëm” nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, pavarësisht rritjes së ndjeshme nga Medon Berisha.

Prej vitit 2023, 23-vjeçari kuqezi numëron 31 prezenca nga 32 që ka zhvilluar Kombëtarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të…