Haradinaj del në konferencë për medie në orën 16:00
28 dhjetor 2025
| 15:14
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë konferencë për medie në orën 16:00.
Lajmi është bërë me dije nga vetë AAK-ja, përmes një njoftimi për medie.
Megjithatë, në komunikatë s’është bërë e ditur arsyeja e konferencës.
“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për media sot, në selinë qendrore të AAK-së në Prishtinë, me fillim nga ora 16:00”, ka njoftuar AAK-ja.



