Vitinha: Do të ishte fantastike të krahasoheshim me Xavin dhe Iniestën

28 dhjetor 2025 | 15:33

Mesfushori portugez, Vitinha, ka folur me pasion për filozofinë e lojës që ai ndan me bashkëkombasin e tij, João Neves, duke theksuar rëndësinë e kreativitetit dhe dashurisë për topin në futbollin modern.

Ylli i PSG-së theksoi se të dy e duan lojën me topin në këmbë dhe e shohin kreativitetin si një element thelbësor që nuk duhet të humbasë kurrë.

Sipas Vitinhas, futbolli mbetet tërheqës falë lojtarëve që ofrojnë spektakël dhe bukuri në fushë, duke përmendur emra si Lamine Yamal, Ousmane Dembélé dhe Pedri si arsye pse tifozët vazhdojnë të mbushin stadiumet.

“Njerëzit shkojnë në stadium për këta lojtarë, sepse ajo që ata ofrojnë është e bukur për t’u parë dhe kjo është ajo që na bën të dashurohemi me futbollin”, u shpreh ai.

Vitinha foli edhe për ambicien personale dhe krahasimet e mëdha, duke thënë se do të ishte fantastike nëse ai dhe João Neves, në fund të karrierës, do të përmendeshin në të njëjtin nivel me legjenda si Xavi dhe Iniesta, edhe pse e pranon se është një objektiv shumë i madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi polak Robert Lewandowski është një nga golashënuesit më të…