Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se shoqëria kosovare është e dhënë drejt propagandës.
Ai ka bërë me dije se shoqëria injoron dukshëm qëndrimet morale, besimet fetare dhe vlerat kombëtare.
“Shoqëria jonë është dhënë me shumicë drejt propagandës, gënjeshtres, hedonizmit, konsumerizmit, populizmit, post-truthit, ndërsa injoron dukshëm qëndrimet morale, besimet fetare, vlerat kombëtare. Jemi në vorbullin e një katandisjeje, e cila nëse eskalon, do të prodhojë një shoqëri të idiotizuar, si në filmin “Idiokracia.” Shtetet dhe kombet e dobëta, ky lloj degradimi i sjellë para shfytyrimit dhe zhbërjes. Në fakt, kombet vendosin vullnetarisht të zhbëhen, kur e përqafojnë çmoralizimin, dekadencën, gënjeshtren. Zoti na ka njoftuar se popujt që kaplohen nga degjenerimi, kanë përgjegjësi kolektive. Prandaj edhe mund ta pësojnë kolektivisht”, ka shkruar Krasniqi.