Nisma s’e kalon pragun sipas Exit Poll në T7, mori 1.7%
28 dhjetor 2025
| 19:17
Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7.
Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll.
Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme për dallim nga zgjedhjet e shkurtit ku hyri në koalicion me AAK-në dhe siguroi tri ulëse.



