Numërohen të gjitha votat në Prizren, këto janë rezultatet
29 dhjetor 2025
| 00:17
Janë numëruar 235 kuti me vota në Komunën e Prizrenit, aty ku 73 mijë e 567 qytetarë ushtruan të drejtën e votës.
Sipas rezultateve preliminare, më së shumti vota ka marrë LVV-ja. Partia e Kurtit ka grumbulluar 36 mijë e 414 vota, përkatësisht 51,07%.
E dyta u rëndit PDK-ja e Bedri Hamzës, me 15546 vota, apo 21.80%.
E treta renditet LDK-ja (6224 vota, 8,73%).
Numërimi i votave të kandidatëve për deputet do të fillojë nesër.




