Këta janë kandidatët më të votuar deri tani për Kuvendin e Kosovës

29 dhjetor 2025 | 17:17

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 189 nga gjithsej 2.557 kuti të votimit, që përbën 7.39 për qind të procesit të numërimit. Bazuar në raportin aktual të KQZ-së për numërimin e votave në qendrat e votimit, kandidatët më të votuar deri në këtë fazë të procesit zgjedhor janë si vijon:

Nga Lëvizja Vetëvendosje:
Albin Kurti, Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):
Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Time Kadrijaj.

Këto janë rezultatet preliminare të publikuara nga www.kerol.li, ndërsa procesi i numërimit të votave po vazhdon dhe pritet të sjellë ndryshime në renditjen përfundimtare të kandidatëve, shkruan “Epoka e re”.

Levizja Vetëvendosje 56 – deputetë:

PDK, 23 deputetë:

LDK, 15 deputetë:

AAK, 6 deputetë: 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mustafë Bajram Beqiri, shpall të pavlefshme diplomën e SHMLE "Hasan…