‘E duan për inat’, Krasniqi shpjegon psikologjinë e mbështetësve të Kurtit
Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka bërë një analizë psikologjike dhe politike mbi mbështetjen ndaj kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Krasniqi vlerëson se baza e kësaj mbështetjeje nuk është as dashuria e sinqertë dhe as interesi, por një inat i thellë që buron nga urrejtja ndaj partive të vjetra politike.
Sipas Krasniqit, trajektorja e Kurtit në politikë tregon se ai për një kohë të gjatë ishte injoruar nga shumica, duke rrëzuar kështu tezën e “dashurisë me shikim të parë”.
Në analizën e tij, profesori Krasniqi se Kurti arriti ta kanalizonte me sukses pakënaqësinë qytetare, duke e shndërruar atë në urrejtje ndaj kundërshtarëve politikë përmes një propagande të fortë që, sipas tij, edhe punët e mira të qeverisjeve të kaluar, i paraqiti si të këqija.
“Dashuria e shumë njerëzve për Albin Kurtin nuk është si dashuri në shikim të parë. Ai në politikë ka qenë shumë herët, por ka qenë i injoruar prej shumicës. Nuk është as dashuri për interes. Edhe ata që e kanë votuar, nuk kanë qenë të bindur se ai do t’i bëjë çirak. Dashuria për Kurtin ka filluar si urrejtje ndaj partive të tjera. Kurti e nxiti me sukses urrejtjen ndaj partive tjera, me propagandë të fortë, duke i paraqitur edhe punët e mira si punë të këqija. Tash ata njerëz e kanë shumë siklet ta pranojnë se kanë qenë të mashtruar. Vazhdojnë ta duan Kurtin për inat. Tash jo për inat të partive të tjera, po për inat të vetvetes. Edhe kur janë në pyetje sanksionet e BE-së, ata përpiqen të gjejnë arsyetim. Edhe kur janë në pyetje qortimet e ShBA-së, ata qëndrojnë të hutuar. Edhe kur është në pyetje biseda e ndyrë me Radojçiqin, ata nuk guxojnë të flasin. Pra, urrejtja ndaj partive të tjera ende mbetet më e fortë se sa interesi shtetëror. (24 korrik 2023)”, ka hënë Krasniqi.



