Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta
Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura këtë të diel në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ekzekutivin e ri.
Në një prononcim për “Klankosova.tv”, Ambasada amerikane në Prishtinë ka konfirmuar vullnetin e Uashingtonit për të vazhduar partneritetin strategjik me institucionet që pritet të formohen pas certifikimit të rezultateve.
Një zëdhënës i ambasadës ka theksuar se fokusi i këtij bashkëpunimi do të mbetet te temat kyçe për rajonin dhe ekonominë.
“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, citohet të ketë deklaruar ai.



