IKShPK-ja me këshilla për mbrojte nga gripi sezonal

30 dhjetor 2025 | 13:51

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka dhënë disa këshilla për mbrojte nga gripi sezonal.

Sipas IKShPK-ja gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

Disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal:

Lani duart shpesh me ujë dhe sapun

Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini

Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë

Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë

Ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje

Vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezonal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës…