Edhe këngëtaret pjesë e Kuvendit të Kosovës
Zgjedhjet e 28 dhjetorit sollën një përbërje të larmishme të kandidatëve në listat e partive politike, ku krahas figurave politike, garuan edhe përfaqësues nga fusha të ndryshme të jetës publike, si kultura, sporti, arti, ekonomia, inxhinieria dhe drejtësia.
Në mesin e kandidatëve kanë qenë edhe disa emra të njohur të muzikës dhe artit. Veçanërisht, dy këngëtare kanë arritur të marrin një numër të konsiderueshëm votash nga qytetarët.
Bëhet fjalë për Edona Llaloshin, kandidate nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe Adelina Thaçin, kandidate nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Sipas rezultateve paraprake, ato kanë siguruar mbi 90 për qind të votave, çka i rendit ndër kandidatët më të votuar dhe i bën ato të kualifikuara për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Përfshirja e figurave publike nga fusha të ndryshme në institucionin më të lartë ligjvënës shihet si një reflektim i besimit të qytetarëve dhe i hapjes së skenës politike ndaj profileve të ndryshme profesionale.



