Familja e ish-presidentit Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhat Dacit

02 janar 2026 | 11:09

Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nexhat Daci.

Në telegramin e ngushëllimit drejtuar familjes Daci, thuhet se lajmi për vdekjen e Nexhat Dacit është pritur me pikëllim të thellë, duke u vlerësuar kontributi i tij në jetën institucionale dhe politike të vendit.

“Kontributi i z. Daci në jetën institucionale dhe politike të vendit është pjesë e pandashme e historisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Familja Thaçi shprehet se në këto momente dhimbjeje dhe pikëllimi është pranë familjes Daci, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta në emër të familjes dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Telegrami është nënshkruar nga Familja Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi…