Hamza nderon jetën dhe veprën e akademik Nexhat Dacit
02 janar 2026
| 12:27
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur nderim për jetën dhe veprën e akademik Nexhat Dacit, duke vlerësuar lart kontributin e tij ndër vite në jetën institucionale dhe akademike të vendit.
“Nderime për jetën dhe veprën e akademik Nexhat Dacit. Respekt për kontributin e tij ndër vite. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij!”, ka shkuar Hamza në “Facebook”.



