Rrustem Mustafa – REMI: Përgjegjësia e lidershipit dhe fati i popujve

03 janar 2026 | 17:38

“Zhvillimet e fundit me operacionin amerikan u përmbyll me sukses. Presidenti i Venezuelës u kap i gjallë dhe tashmë do të përballet me përgjegjësinë për gjendjen ku e solli vendin e tij dhe për tensionet e rënda me Shtetet e Bashkuara.

Është e dhimbshme kur fati i një populli të tërë varet nga vullneti i një njeriu të vetëm. Asnjë komb nuk duhet të jetë peng i ambicies personale të një diktatori.

Historia ka treguar se pushteti i ndërtuar mbi frikë dhe imponim nuk është i qëndrueshëm. Liderët vijnë dhe shkojnë, por popujt mbeten dhe meritojnë paqe, stabilitet dhe dinjitet.

Askush të mos guxojë të luajë me fatin e tjetrit.
Sepse mbi çdo tirani qëndron drejtësia.
Përballë së keqes, gjithmonë triumfon e mira.

Zoti ka engjëjt e Tij dhe ata, herët a vonë, fitojnë mbi djajtë.”, ka shkruar Gjeneral Rrustem Mustafa-Remi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar se votat në përfaqësi…