Amir Rrahmani nominohet për “EA Sports FC 26 Team of the Year”
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është përfshirë në mesin e 19 mbrojtësve më të mirë të vitit nga nominimet e publikuara për “EA Sports FC 26 Team of the Year”, një çmim prestigjioz që nderon futbollistët më të spikatur të vitit kalendarik.
Formacioni më i mirë do të zgjidhet nga votat e publikut, ndërsa futbollistët që marrin më shumë vota do të shpallen më 15 janar.
Të gjithë tifozët dhe dashamirësit e futbollit mund të japin votën e tyre për të ndihmuar Rrahmanin të bëhet pjesë e 11-shes më të mirë të vitit dhe të tregojë vlerësimin që meriton për kontributin e tij në fushë. 31-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm te Napoli, duke shënuar një gol në 16 paraqitje dhe duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e skuadrës. Përveç performancave në klub, Rrahmani ka treguar udhëheqësi të madh edhe me Kombëtaren e Kosovës, duke konsoliduar vendin e tij si një nga mbrojtësit më të respektuar të futbollit shqiptar.
Si mund të votoni? Tifozët mund të hyjnë në faqen zyrtare të “EA Sports FC 26 Team of the Year” dhe të zgjedhin futbollistët e preferuar nga secili pozicion për të formuar 11-shen ideale të vitit.



