Bajrami: Diplomatët janë të habitur se si mbahet Thaçi në paraburgim
Akademik Arsim Bajrami ka folur lidhur me mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tash e pesë vjet në Hagë.
Ai tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme me diplomatë dhe personalitete ndërkombëtare, të cilët, sipas tij, janë të befasuar me kohëzgjatjen e paraburgimit të Thaçit
“Kam pasur kontakte të vazhdueshme me z. Hill, me… James Rubin, por edhe me gjeneralin Clark, sepse me të kemi pasur kontakte të vazhdueshme në Rambujejë. Në fakt, ata të gjithë kanë qenë të befasuar se si mund të mbahet presidenti i një shteti për pesë vite në mënyrë arbitrare në një paraburgim. Ju i keni parë edhe deklaratat e këshilltarëve të presidentit Trump, të cilët madje e quajnë z. Thaçi edhe peng”, i quajnë të katërtit peng”, ka deklaruar Bajrami në Klan Kosova.



