Udhëtarët i frikësohen shembjes së murit në rrugën Gjakovë – Klinë
11 janar 2026
| 00:54
Disa udhëtarë që frekuentojnë rrugën Gjakovë – Klinë janë shprehur të shqetësuar për një mur që është gati duke u rrëzuar. Njëri nga udhëtaret madje e ka cilësuar “rrezik fatal” për ata që kalojnë andejpari. Në bazë të pamjeve muri duket të jetë gati të bie.
Kushtet e këqija atmosferike të këtyre ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme jo vetëm në këtë pjesë të Kosovës, por anembanë saj.



