Dy javë pa ujë në Arbëri: Banorët përballë Ambasadës Amerikane pa furnizim bazik

17 janar 2026 | 10:42

Dy javë pa ujë të pijshëm po përballen banorët e lagjes Arbëria në Prishtinë, përballë Ambasadës Amerikane. Furnizimi me ujë, sipas tyre, vjen vetëm një orë në ditë dhe me një rrjedhë aq të dobët sa nuk mundëson as sigurimin e rezervave minimale.

Qytetarët ankohen se, pavarësisht situatës së rënduar, nga KRU Prishtina nuk është dërguar asnjë autobot me ujë. Për më tepër, prej dy javësh ata po marrin të njëjtin premtim çdo ditë: “sot besojmë rregullohet”.

Sipas banorëve, furnizimi me ujë po bëhet nga Batllava, por uji po shkon kryesisht drejt Fushë Kosovës, ku problemi është zgjidhur tashmë prej disa ditësh, ndërsa Arbëria vazhdon të mbetet pa ujë.

E revoltuar me këtë gjendje, qytetarja Arbëri Zogjani-Hyseni ka reaguar publikisht, duke theksuar se ajo dhe e gjithë lagjja ku jeton janë pa ujë tash e dy javë. Ajo ngre pyetjen nëse uji është kthyer në “privilegj politik apo e drejtë bazike”, duke shtuar me ironi: “Çysh duhet me votu për me pas ujë?”.

https://www.facebook.com/share/v/1APeVuK7b8/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i…