MPB nis fushatë informuese në pikat kufitare dhe në Aeroportin e Prishtinës
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se, në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe Ligjit për Automjete, nga dita e djeshme ka filluar një fushatë informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas MPB-së, fushata ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të respektohen gjatë hyrjes dhe qëndrimit në Kosovë, si dhe me rregullat që kanë të bëjnë me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit. Kjo iniciativë do të zgjasë deri më 15 mars 2026.
“Ju urojmë mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së. \Bleona Potoku\
Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1Bx3gA7Kw1/



