Ministri i “Kurti 2” afër ta humbas mandatin e deputetit pas rinumërimit të votave
Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar për vendvotimet që janë përfshirë me vendim të veçantë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas të dhënave që po dalin nga rinumërimi në komunën e Prizrenit, janë evidentuar ndryshime të konsiderueshme në rezultatet fillestare, përfshirë edhe lëvizje në ndarjen e mandateve.
Brenda Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), kryetari i saj dhe ministri në detyrë, Fikrim Damka, sipas rezultateve të përditësuara, aktualisht rrezikon humbjen e mandatit të deputetit, pas rishikimit të votave për të cilat ka dyshime për manipulim.
Bazuar në shifrat e deritanishme, mandati pritet t’i kalojë Ergul Mazrekut, i cili tashmë figuron në listë si deputet i Kuvendit të Kosovës.



