Nga vjedhja industriale e votave në 2010, në manipulim industrial në 2025

18 janar 2026 | 11:50

Shkruan: Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për deputet dhe kryetar dege në Prizren

Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, pata reaguar me status publik për dyshimet e mia për manipulim votash në Qendrat Komunale të Numërimit në gjithë Kosovën si dhe në përfaqësitë diplomatike dhe votat me postë.
Në atë kohë bashkë me disa kolegë ish deputet, kërkuam rinumërim të përgjithshëm të votave por përgjigja që morëm, u INJORUAM totalisht nga të gjithë.
Nga injorimi institucional nga KQZ si dhe na mungesa e vullnetit të të gjitha subjekteve politike për ta zbardhur të vërtetën, komisionerët morën guxim dhe e përsëritën të njëjtën situatë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
E them me bindje, se ajo çka po vërtetohet në komunën e Prizrenit, nuk është rast i izoluar por një dukuri që ka ndodhur në gjithë Kosovën.
Prandaj edhe në shkurt edhe tani rinumërimi i të gjitha kutive ka qenë dhe është i DOMOSDOSHËM.
Rinumërimi në Prizren, po nxjerrë të dhëna tejet shqetësuese, ku të gjithë kandidatëve të të gjitha partive politike pa përjashtim i janë prekur apo ndryshuar votat. Disa me dallime shumë të mëdha e disa më të vogla, por asnjë nuk i ka shpëtuar abuzimit apo ndryshimit të vullnetit qytetar.
Ky fakt, nxjerrë dyshime për skenarë të mirë organizuar për abuzim masiv të votave për të gjithë kandidatët.
Fatkeqësisht këtij skenari nuk i ka shpëtuar as lista e kandidatëve të LDK-së, përfshirë dhe mua si kandidatë për deputet.
Unë si kandidat për deputet dhe si kryetar i Degës së LDK-së në Prizren distancohem tërësisht nga kushdo që ka marrë guximin të tjetërsoj vullnetin e qytetarëve të komunës sonë.
Kemi dyshimet tona që ky skenar ka qenë i mirë organizuar dhe ka përshirë të gjithë kandidatët dhe të gjitha partitë politike për ta balancuar dhe shpërndarë abuzimin tek të gjithë, në mënyrë që të mos identifikohet lehtë si problem.
Por këtë tashmë i mbetet ta vërtetojnë organet e drejtësisë.
Po e përsërisë atë që e kam thënë edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit, se KQZ, Prokuroria dhe institucionet tjera kompetente, në kuadër të kompetencave ligjore dhe kushtetuese, duhet t’i ndërmarrin të gjitha veprimet që ta rikthejnë rregullsinë e procesit dhe me këtë abuzuesit të marrin dënimin e merituar.
Vota e secilit qytetarë është e shenjtë dhe të gjithë pa përjashtim duhet të angazhohemi që ato të mbrohen me çdo kusht.
Mbrojta e rregullsisë së procesit ku përmes votës shprehet vullneti politik i qytetarëve tanë, është misioni më PATRIOTIK që sot mund t’i bëjmë vendit tonë. Pa asnjë dyshim Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta udhëheqë këtë mision!
Rinumërimi i votave në gjithë Kosovën, është e vetmja mënyrë që zbardh të vërtetën dhe rikthen besimin e të gjithëve për këtë proces elektoral.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit KQZ dhe subjektet politike nuk kishin vullnet, uroj që tani mos ta bëjnë të njëjtin gabim!
P.S, për korrektësi po e bashkëngjisë statusin tim të postuar më 9 mars 2025 pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rinumërimi i…