Kurti shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë

19 janar 2026 | 11:56

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur reagimin e tij pas aksidentit të rëndë hekurudhor që ndodhi në Spanjë, ku sipas raportimeve humbën jetën së paku 39 persona.

Në një postim në platformën “X”, Kurti ka shprehur dhimbjen e thellë për këtë tragjedi, duke theksuar se solidarizohet me të prekurit nga kjo ngjarje e rëndë. Ai bëri të ditur se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjarët e tyre në këto çaste të vështira.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Spanja për aksidentin tragjik të trenit që mori shumë jetë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ekipeve të shpëtimit u urojmë forcë në përpjekjet e tyre”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florent Hadërgjonaj ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin…