Në Kosovë veprimi mafioz është bërë kulturë; përgjigjja është vetëm një lëvizje e re politike kundër mafisë dhe për shtet ligjor

19 janar 2026 | 15:16

Shkruan: Behram Behluli

Kandidatët për deputet të Parlamentit të Kosovës, hajna me strukturë të organizuar, organizimi I tyre kriminal është kryesuar nga secili kandidat i cili ka organizuar vjedhje të votave, këta  në kuadër të strukturave të veta kriminale kanë  komisionarët dhe vëzhguesit, sepse vjedhja e votave s’ka mund të ndodhe  pa marrëveshje e organizim në qendrat e numërimit.

Secila tendence për të marre në përgjegjësi vetëm nënshkruesit e proces verbaleve është tendencë me i amnistuar organizatorët kryesor e ata janë kandidatët për deputet.

Prokuroret duhet të marrin guximin edhe ligji i obligon t’i çmontojnë këto organizma kriminal brenda partive politike, vëzhguesi dhe komisioneri në këto raste janë argat të kryekriminelëve kandidat për deputet. Kryekriminel janë të gjithë ata që nuk zgjedhin mjet për me arrit qëllimin me marre pushtet, sot me vjedhë votën nesër shtetin! Soj i këtyre mirë janë në pushtet mirë janë në opozitë, nëse je në pushtet vjedhë në institucion, nëse je opozite merr subvencione!

Të gjithë kandidatet për deputet të cilët kanë organizuar vjedhjen e votave nga secila parti politike në Kosove janë mafia e këtij vendi, me mafi s’ka shtet ligjor, e kotë është shpresa për ma mirë, vendit i duhet lëvizje e re, tani ose kurrë ma, është koha e Rilindjes koha e vetëdijes për lufte kundër mafisë politike në Kosove, po duket ashiqare se ketë leftë nuk mund ta bëjnë pushtetarët e sotëm as  ata djeshmit,. Prej këtyre subjekteve e liderëve aktual me pritë ndryshim është si me jetuar me shpresë se QURANI ka me shtuar peshë ditën e bajramit!

Kurë s’ka ndryshim duhet organizim e bashkim i të gjithë njerëzve që e duan këtë vend, këtij veni  i duhet LEVIZJE  POLITIKE KUNDER MAFISË POLITIKE, vetëm kjo e shpëton këtë vend, ma mire sot se nesër s’do të mbetet gjë me shpëtuar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napolit, do të jetë të paktën dy ndeshje…