Haxhiu akuzon KQZ-në dhe Presidenten për manipulim të votave
19 janar 2026
| 22:05
Bekim Haxhiu ka reaguar për ndërhyrjet në procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e fundit në Kosovë, duke e cilësuar atë si krim të rëndë kundër demokracisë.
Ai ka fajësuar Presidenten, KQZ-në dhe numëruesit për, siç tha, manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe pranimin e votave jashtë afatit ligjor.
Haxhiu theksoi se deputetët e zgjedhur në këto rrethana nuk kanë legjitimitet dhe se, sipas tij, vetëm rinumërimi total mund të korrigjojë pjesërisht dëmin e shkaktuar.



