OVL e UÇK-së në Deçan njofton për varrimin e Zymë Mazrekajt, nënës së dy dëshmorëve Tahir e Agim Mazrekaj
20 janar 2026
| 11:23
Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, dega në Deçan, ka njoftuar për varrimin e nënës së dy dëshmorëve Agim e Tahir Mazrekaj, Zymë Mazrekaj, shkruan GazetaDemos.
Në njoftim thuhet se varrimi bëhet të mërkurën, më datë 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00.
OVL-UÇK, Dega në Deçan, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Mazrekaj dhe të gjithë miqve e dashamirëve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Të nderuara Familje të Dëshmorëve, Invalidë dhe Veteranë të Luftës së UÇK-së,
Të nderuar qytetarë!
Ju njoftojmë se është ndarë nga jeta Nëna e dy Dëshmorëve të Kombit, Tahir dhe Agim Mazrekaj, nga Sllupi – Nëna Zyme Mazrekaj.
Varrimi bëhet të mërkurën, më datë 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00.
OVL-UÇK, Dega në Deçan, shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Mazrekaj dhe të gjithë miqve e dashamirëve.
Lavdi jetës dhe sakrificës së familjes Mazrekaj.





